Zhao Jian nga Universiteti i Transportit në Pekin të Kinës është shprehur skeptik për trenin supersonik, që pritet të qarkullojë me shpejtësi deri në katër mijë kilometra në orë.
Profesori nuk ka hedhur dyshime mbi mënyrën e ndërtimit apo sistemin e qarkullimit, por në atë se si do ta përballojnë udhëtarët këtë shpejtësi enorme, transmeton Telegrafi.
“Vetëm sikur të gjithë pasagjerët të jenë astronautë, përndryshe shëndeti tyre është në rrezik dhe ka mundësi që nuk mund të mbijetojnë”, ka thënë Jian.
Planet e këtij treni, që do të udhëtojë nëpër tube të veçanta me vakum, ndërsa lëvizë me ndihmën e fushës magnetike, janë kritikuar edhe nga njohës të transportit.
Ata kanë konsideruar se është shpenzim i tepërt dhe se më mirë të investohej në reduktimin e trafikut, që është tepër i rënduar. /Telegrafi/