Telegrafi

Ekspertët: Rrezik nga kriza e ushqimeve

Bujqësia shqiptare prej vitesh në gjendje të vështirë do të marrë nga buxheti vitin e ardhshëm vetëm 6.8 miliardë lekë ose 0.5 për qind e Produktit të Brendshëm Kombëtar. Në këto kushte Shqipëria nuk mund t’u përgjigjet krizave që vijnë nga jashtë.

Beka tha për Top Channel se veç mbështetjes më të madhe financiare, qeveria duhet paralelisht të disiplinojë tregun ushqimor në vend për të mbrojtur konsumatorët nga një krizë e paralajmëruar çmimesh.

Për gjashtë muaj me radhë çmimet e produkteve bazë ushqimore si drithërat vaji dhe sheqeri kanë njohur vetëm rritje. Në tregun e brendshëm dy vitet e fundit inflacioni i ushqimeve ka qenë dukshëm më i lartë nga produktet e tjera.

Vetëm dy ditë më parë Organizata Botërore e Ushqimit paralajmëroi se bota rrezikon një tjetër krizë çmimesh të ngjashme me atë të vitit 2008, nëse prodhimi i vitit të ardhshëm nuk do të rritet fort. /Telegrafi/