Telegrafi

Ekspertët republikanë, letër të hapur kundër Donald Trump

Pesëdhjetë ekspertët republikanë të sigurisë paralajmëruan përmes një letre të hapur se Donald Trump do të ishte presidenti më i papërgjegjshëm në historinë amerikane.

Sipas këtij grupi, në të cilin përfshihet ish-drejtori i CIA-s, Michael Hayden, Donald Trump nuk ka karakterin, vlerat dhe eksperiencën për t’u bërë president.

Lexo po ashtu Manipulimi i zgjedhjeve, Obama ironizon fjalët e Trump

Shumë prej personave që firmosën letrën, kishin refuzuar që të bënin diçka të ngjashme në mars.

Në anën tjetër, Donald Trump, tha se ata ishin pjesë e elitës së dështuar të Uashingtonit që kërkon të ruajë pushtetin.

Trump është distancuar shumë vite nga politika e jashtme e republikanëve për disa çështje.

Ai vuri në dyshim nëse SHBA-të duhet të respektojë angazhimin ndaj NATO-s, mbështeti përdorimin e torturës dhe sugjeroi se Koreja e Jugut dhe Japonia duhet të armatosen me armë bërthamore.

Komente të tilla kanë bërë që shumë republikanë të shpallin hapur se nuk do të mbështesin dhe letra është ngjarja më e fundit në këtë kuadër.

“Ai dobëson autoritetin moral të SHBA si lider i botës së lirë. Duket se ai ka mungesa të njohurive bazë dhe besimit tek kushtetuta e SHBA, ligjet amerikane, institucionet amerikane, përfshirë tolerancën fetare, lirinë e shtypit dhe gjyqësorin e pavarur”,shkruhet në letrën e hapur, në të cilën thuhet se asnjë prej firmëtarëve nuk do të votojë për Trumpin.

Ky i fundit, në një komunikatë për shtyp tha se populli amerikan duhet t’i kërkojë përgjigje emrave në letër për kaosin në botë.

Sipas tij, tashmë çdo amerikan e di se kush meriton fajin për shndërrimin e botës në një vend kaq të rrezikshëm. Trump tha se është koha që këta njerëz të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. /TCH/