Prokuroria Speciale të mund të ndjekë ish politikanë, politikanë të tanishëm dhe të ardhshëm. Ky është vetëm një nga propozimet në strategjinë për reforma në gjyqësor. Grupi i ekspertëve që i definon ndryshimet e nevojshme, propozon që Prokuroria speciale të mund të hetojë korrupsion të profilit të lartë në kuadër të prokurorisë së rregullt. Përveç këtij propozimi, do të rishikohet mënyra e shkarkimit të gjykatësve dhe prokurorëve, eliminimin e keqpërdorimeve në sistemin elektronik për shpërndarjen e lëndëve nëpër gjykatës, zhvleftësimin e lustracionit si dhe anulimin e Gjykatës së lartë administrative.
”Është planifikuar përforcimi i pozitës së Prokurorisë speciale në sistemin e tanishëm të prokurorisë publike të Maqedonisë. Kompetenca e Speciales duhet të zgjerohet që të mund të përfshijë të gjitha instancat e veprave penale të profilit të lartë të korrupsionit” tha Ana Pavlova Daneva, kryetare e grupit ekspert të punës.
Ministri i Drejtësisë Bylent Saliji porositi se përmes planit 3-6-9 punohet në ndryshime konkrete ligjore. Njëri prej tyre është edhe anulimi i Këshillit për përcaktimin e përgjegjësisë tek gjykatësit.
Një pjesë e ndryshimeve ligjore të parapara me strategjinë për reforma në gjyqësor duhet të miratohen me shumicën e dy të tretave, që mund të jetë pengesë. Megjithatë, ministri i drejtësisë shpreson se opozita do të japë mbështetje për këto ndryshime dhe në mënyrë aktive do të marrë pjesë në miratimin e ndryshimeve ligjore në gjyqësor, dikaster ky i kritikuar në të gjitha raportet e BE-së.