Site icon Telegrafi

Ekspertët pretendojnë se deri më 2100 do të kemi ‘qytete në hapësirë’

Në mënyrë që njerëzit të ndihen më rehat dhe të mos jetojnë të gjithë në një vend, është menduar të krijohet qytete që janë vendosura në hapësirë e që qëndrojnë afër planetit tonë.

Njëjtë sikur astronautët që jetojnë përkohësisht në Qendrën Internacionale të Hapësirës, të krijohen edhe këto qytete, por që zënë mijëra njerëz.

Kjo është menduar edhe si një mjet shpëtimi, nëse në Tokë ndodhë ndonjë katastrofë.

Dr Al Globus nga NASA, thotë se ideja e ardhshme është që të kolonizohet hapësira e Tokës.

“Nuk është e lehtë të thuhet se a do të ndodhin, por është e sigurt që mund të ndodhin” ka thënë Dr Globus, lidhur me këto vendbanime në hapësirë.

“Ne si njerëz e kemi kapacitetin shkencor dhe mjetet, me të cilat mund të krijojmë diçka të tillë” ka thënë eksperti NASA-s që drejton ‘Hubble Space Telescope’.

Këto vendbanime janë menduar të jenë të mëdha sa një qytet, ndërsa të krijohet edhe një formë që të kenë forcën e vet të gravitetit./Telegrafi/
 

Exit mobile version