Përshpejtim gradual të rritjes ekonomike prej 3.1 për qind këtë vit, 3.3 për vitin e ardhshëm dhe 3.6 për qind në vitin 2021 presin analistët ekonomikë, pjesëmarrës në sondazhin më të ri të Bankës Popullore të zbatuar në qershor të këtij viti.
Të anketuarit, siç qëndron në sondazhin e publikuar, i lidhin pritjet e tilla me vazhdimin e trendeve të volitshme nga tremujori paraprak dhe tremujori i parë i këtij viti, lirimi i politikës monetare, besimi dhe pritjet e subjekteve ekonomike, masat qeveritare për mbështetje të ndërmarrjeve, integrim të pritur në NATO dhe BE, rritja e aktivitetit të investimit dhe të eksportit, projektet infrastrukturore të paralajmëruara nga shteti, si dhe me rritjen e konsumit personal lidhur me rritjen e pagës mesatare, kreditimin dhe papunësinë e ulët.
Lidhur me sondazhin e muajit mars, të anketuarit kanë pritje për rritje më të fuqishme të ekonomisë në periudhën nga viti 2019 deri në vitin 2021.
Të anketuarit presin edhe përshpejtim gradual të inflacionit. Në vitin 2019 presin ai të arrijë 1.6 për qind, 1.8 vitin e ardhshëm dhe 1.9 për qind në vitin 2021.
Përshpejtimin mesatar të inflacionit, të anketuarit e justifikojnë me shumë faktorë, siç janë paga minimale, konsumi më i lartë vendor, çmimet më të larta të energjisë në pajtim me rritjen e pritur të çmimit të naftës në tregun botëror, si dhe rritja e përgjithshme e çmimeve botërore të prodhimeve parimore.
Në krahasim me sondazhin paraprak, pritjet janë ndryshuar në drejtim të ulët për 0.2 për qind pikë për vitin 2019 dhe 0.1 për qind pikë për vitin 2020 dhe 2021./Telegrafi/