Site icon Telegrafi

Ekspertët: Presim që presidenti Ivanov t’ia ndajë mandatin Zaevit

Njohësit e çështjeve politike në Maqedoni vlerësojnë se presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, duhet t`ia ndajë në një afat sa më të shkurtër kohor, mandatin për formimin e qeverisë, Zoran Zaevit, lider i Lidhjes Social- Demokrate të Maqedonisë. Zaev arriti t’i sigurojë nënshkrimet e deputetëve që përbëjnë shumicën parlamentare, në të kundërtën çdo taktizim do të thellonte krizën politike duke kërcënuar madje dhe sigurinë e vendit.

Ristevski, megjithatë, shpreson që kësaj radhe Ivanov nuk do të bëjë obstruksione në ndarjen e mandatit duke u thirrur në vendimin që mori më 2 shkurt se mandatin do t`ia ndajë atij që do t’i sigurojë nënshkrimet e 61 deputetëve, duke vendosur si kusht dhe platformën e mandatarit që nuk do të shkelë karakterin unitar të shtetit. Në një rast të tillë, Ivanov do të ishte shkelësi më i madh i Kushtetutës së Maqedonisë meqë platforma e mandatarit të qeverisë së re duhet të marrë vizë nga Parlamenti dhe jo nga presidenti me vlerësimin e programit.

Por, sipas Mersel Bilallit, njohës i çështjeve politike, thotë për Radion Evropa e Lirë, se nëse Gjorgje Ivanov si president i shtetit, nuk ia ndan mandatin Zaevit, i cili ka arritur të sigurojë shumicën parlamentare, atëherë deputetët mund të mblidhen në një seancë dhe ta zgjidhin këtë situatë.

Ndërkaq, lideri i Lidhjes Social-Demokrate, Zoran Zaev nënshkrimet e deputetëve, si garanci për sigurimin e shumicës parlamentare, do t’i dorëzojë të hënën në Presidencën e Maqedonisë, dhe më pas pritet të fillojnë negociatat me partitë për formimin e qeverisë së re të Maqedonisë.

Ndërkohë që dhe eurokomisionari për Zgjerim, Johannes Hahn, është shprehurse Bashkimi Evropian pret nga presidenti Gjorge Ivanov që t’i dorëzojë kreut të LSDM-së, Zoran Zaev, mandatin për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë./Telegrafi/

Exit mobile version