Telegrafi

Ekspertët portugezë prodhojnë maskën që pretendojnë se mbron nga coronavirusi dhe që mund të pastrohet deri në 50 herë

Shkencëtarët portugezë kanë prodhuar një maskë mbrojtëse, pëlhura e të cilës mbron nga coronavirusi.

Virusologu nga Instituti për Mjekësi Molekulare në Lisbonë, Pedros Simas, së bashku me ekipin e tij kanë arritur të prodhojnë një lloj pëlhure që zvogëlon gjasat për t’u infektuar me COVID-19 dhe që mund të pastrohet deri në 50 herë, transmeton Telegrafi.

Maskat “MOxAdtech”, përdorin një material që tashmë është dëshmuar si tejet efikas në luftimin e H1N1 dhe virusëve tjerë. Megjithatë, Simas paralajmëron se maska nuk është zgjedhje për pandeminë e coronavirusit, por beson se është më efikasja kur përveç bartjes së saj respektohet edhe distanca sociale fizike.

E të gjithë ata që refuzojnë të bartin maskën mbrojtëse në kohë pandemie, Simas ka një porosi të veçantë. Thotë se maskat janë komponent shumë i rëndësishëm mbrojtës, ku me bartjen e tyre pavarësisht sa mund të jetë e sikletshme, “është një mjet që ua shpëton jetën”.

Ndryshe këto maska kanë dalë në shitje në Portugali qysh nga prilli, kurse tani kanë marrë certifikatën e nevojshme që dëshmon se nuk përmban kimikale të rrezikshme për njerëzit, por që janë shumë efikase kundër coronavirusit. /Telegrafi/