Site icon Telegrafi

Ekspertët paralajmërojnë për keqpërdorim të fëmijëve në protestat anti-shqiptare

Për 28 ditë me radhë iniciativa “Për Maqedoni të përbashkët” po përcjell mesazhe politike deri tek partitë të cilat sa më parë duhet ta formojnë qeverinë e re. Gjatë kësaj fundjave fokusi i protestave të iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët” ishte tek fëmijët e vegjël të cilët ishin pjesë e protestës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas qendrës për liri “Civil” iniciativa e cila po organizon protestat është totalisht e partizuar, ndërsa pjesëmarrja e fëmijëve në protesta sipas tyre, është keqpërdorim.

Ndërsa organizatorët nuk shohin asgjë kundër kushtetutës në lidhje me aktivitetet e fëmijëve, për shkak se kjo sipas tyre, ishte dëshirë e prindërve.

Një pjesë e ekspertëve komentuan edhe paraqitjen dhe identifikimin e mbështetësve të iniciativës me flamurin e Maqedonisë. Ndërsa Xhabir Deralla nga “Civil” komentoi se ai është flamuri i gjithë qytetarëve dhe jo i një grupi të caktuar./Telegrafi/

Exit mobile version