Site icon Telegrafi

Ekspertët: OBRM-PDUKM-ja do të vazhdojë ta zvarrisë dorëzimin e pushtetit (Video)

Procesi i dorëzimit të pushtetit shumicës së re parlamentare nuk do të kaloj pa obstruksione të reja nga VMRO-DPMNE-ja, vlerësojnë një pjesë e analistëve politik. Sipas tyre, lirimi i sotëm i kabinetit të kryetarit të Kuvendit nga Tarjko Veljanovski për kryeparlamentarirn e ri Talat Xhaferi, është si rezultat i vizitës së së diplomatit të lartë amerikan Hojt Ji, i cili sipas tyre ka ndikuar në zbutjen e retorikës së së ashpër që praktikonte VMRO-ja.

“Ardhja e Hoyt Yee mendoj se kishte ndikim, që më në fund politikanët duhet të reterojnë, por edhe gjithë ne qytetarët të kthehemi në drejtim të asaj nga e cila jetojmë. Unë përmenda ndërgjegjësim si riorientim drejt realizimit të qëllimeve të rendit Kushtues. Çdo riorientim nuk bëhet për kohë të shkurtër. Mendoj se ende do të ketë mospajtime, do të ketë bllokada, por evolucioni ngadalë do ta bëjë të veten – deklaroi profesori universitar Temelko Risteski.

Qëndrim të njëjtë ka edhe profesori tjetër universitar Osman Kadriu. Ai vlerëson se tani i hapet rrugë kryetarit të ri Talat Xhaferi të thirr seancë, emërimin e nënkryetarëve, formimin e komisioneve dhe përgatitjen e terrenit për formimin e qeverisë në mënyrë të qetë dhe pa dhunë.

Dy profesorët nuk presin që protestat e paralajmëruara nga nisma për “Maqedoni të përbashkët” të vazhdojnë me të njëjtin intensitet. Profesori Kadriu, mes tjerash thotë se këto protesta janë keqpërdorur dhe se ky lloj sulmi ndaj deputetëve ka ndodhur për herë të parë në historinë e shtetit.

Exit mobile version