Telegrafi

Ekspertët në alarm pasi që në Filipine u gjet edhe një balenë e ngordhur

Një balenë e ngordhur ka “zbarkuar” në brigjet e Filipineve, duke u futur në një zinxhir të ngordhjeve të balenave, zinxhir ngordhjesh që ka shqetësuar ekspertët.

Dy peshkatarë e panë trupin vdekur të gjitarit 18 metra të gjatë në një plazh në rajonin Davao. Në një deklaratë të lëshuar nga Departamenti për Mjedisin dhe Rezervat Natyrore (DMRN), balena kishte disa plagë dhe ishte e pajetë në momentin kur deti e nxori trupin e balenës në breg, shtuan tutje nga DMRN-ja.

Është balena e dytë e ngordhur që u gjet në Filipine këtë vit, e trupi i këtij gjitari u zbulua vetëm një ditë pasi që në brigjet e Tel Aviv-it në Izrael, doli trupi i ngordhur i një tjetër balene. Më herët gjatë muajit, në Florida Keys u gjetën edhe dy balena tjera të ngordhura, njëra balenë ishte e rritur ndërsa tjetra më e vogël, përcjell Telegrafi.

Lista e Kuqe e Specieve në Rrezik të IUCN, liston balenat kokë mëdha si “të pambrojtura” dhe “në rrezik zhdukjeje”. Në SHBA, këto balena janë në listën e specieve të rrezikuara nën Ligjin e Specieve të Rrezikuara.

Ekspertët po hetojnë shkakun që qoi në vdekjen e balenës e cila u gjet në Davao, dhe që nekropsi mund të marrë deri në 36 orë. /Telegrafi/