Telegrafi

Ekspertët kundër Termocentralit

Që nga hapja e këtij debati, ekspertë të ndryshëm të Kosovës kanë shprehur shqetësimin e tyre për mënyrën dhe drejtimin që po merr kjo çështje si nga qeveria e kaluar (tani opozitë), ashtu edhe qeveria e tanishme.

Po për këtë arsye, në lokalet e Hotelit “Grand” një grup i ekspertëve të energjetikës mbajtën një tryezë në të cilën shprehen kundërshtimin e tyre me qeverinë dhe opozitën në lidhje me Termocentralin “C” apo “Kosova e Re”. Ekspertët deklaruan se Kosovës nuk i duhet një termocentral 2100 MW dhe gjithashtu shprehen kundërshtinë e tyre për dhënia e minierës së Sibofcit me koncesion për 40 vjet.

Lëvizja për Bashkim e mbështetë pa rezerva qëndrimin e ekspertëve të ndryshëm të shprehur në lidhje me këtë çështje dhe bashkohet me shqetësimet e tyre. Lëvizja për Bashkim deklaron se dhënia e minierës së Sibofcit me koncesion për dyzet vjet dhe shfrytëzimi i saj me kapacitet prej 2100 MW do të thotë praktikisht falje e pasurisë kombëtare nga ana e Qeverisë së Kosovë dhe shkatërrim i papërgjegjshëm i kësaj pasurie. Ky veprim do ta godas rënd dhe drejtpërdrejt sistemin energjetik të Kosovës, ndërsa anasjelltas do t’i japë grushte të rënda industrisë dhe bujqësisë edhe ashtu të pazhvilluara të Kosovës", thuhet në komunikatën e këtij subjekti.

Me këtë veprim sipas tyre është duke, duke u goditur për vdekje ekonomia e Kosovës, i jepet edhe grushti përfundimtar sovranitetit të Kosovës.

Lëvizja për Bashkim thërret qytetarët e Kosovës pa dallime politike e partiake që ta kenë vëmendjen e përqendruar rreth kësaj çështjeje dhe të përpiqen të gjejnë forma për ta penguar shpërdorimin e pasurisë kombëtare. /telegrafi/