Maqedonia dhe vendet e rajonit duhet të jenë të kujdesshme në situata kur në ishujt grekë ka numër të shtuar të emigrantëve të cilët përmes rrugëve detarë vijnë atje, rekomandojnë ekspertët e sigurisë të cilët në Ohër janë pjesë e Konferencës ndërkombëtare kushtuar çështjeve të sigurisë.
“Unë besoj se nuk do vijë deri te një përshkallëzim i tillë siç ishte në vitin 2015, sepse informatat e kolegëve tanë nga Turqia dhe Greqia janë se ata tani bëjnë krizë të kontrolluar të emigrantëve. Ashtu siç mbushen ishujt grekë, ashtu i lëshojnë ilegalisht të largohen. Edhe shërbimet tona në mënyrë konstante ballafaqohen me këtë problem, pasi nëse mund të vëreni, ky është një proces që rrjedh”, tha Ratko Duev, profesor universitarë.
Ekspertët vlerësojnë se shtetet e rajonit janë të pafuqishme të ballafaqohen të vetme me këtë problem, prandaj nevojitet ndihmë më e madhe nga BE-ja.
“Shpresoj që në periudhën e ardhshme BE do të ndihmojë dhe do të japë mbështetje më të madhe për Bosnjën, Maqedoninë dhe Malin e Zi dhe të gjitha vendet e rajonit të mund të ballafaqohen mirë me këtë problem. Vlerësoj se rajoni nuk do mund të ballafaqohet me një valë të re të emigrantëve, prandaj mendoj se duhet të kërkohet ndihmë për t’u ballafaquar me këtë problem”, pohoi Nexhat Korajliq, profesor i sigurisë nga Sarajeva.
“Mirë është që Maqedonia në këtë moment gjendet në fazën e anëtarësimit në NATO dhe mendoj se Aleanca nuk e do e lejë të vetme. Por pesimiste janë parashikimet për disa vende nga rajoni që nuk janë të integruara, siç janë Serbia dhe Bosnja”, theksoi Boris Krshev, profesor universitarë nga Novi Sadi.
Për momentin sipas llogaritjeve, vetëm në Turqi ka rreth 3.6 milionë refugjatë, ndërsa në kampin në ishullin grek Lesbos, ka 11 mijë refugjatë, ndërsa vetëm javën e kaluar kanë mbërritur 1500 refugjatë të ri. Nga MPB për Alsat M thonë se ndërmarrin masat e duhura për sigurimin e kufirit jugor.
“Gjithsesi se MPB në vazhdimësi e ndjek gjendjen me emigrantët edhe në vendet fqinje, përfshirë edhe Greqinë. Por në këtë moment nuk ka paralajmërime për ndonjë valë të re të emigrantëve në Maqedoninë e Veriut”, thonë nga MPB.
Numri i pengimit të kalimeve ilegale për hyrje në Maqedoni nga kufiri jugor në periudhën nga 26.08 deri më 01.09.2019 është 375./Alsat/
https://www.youtube.com/watch?v=BPeT7KM2jKE