Telegrafi

Ekspertët kërkojnë rritjen e paketës së shpëtimit të euros

Instituti Ekonomik i Hamburgut sygjeron në gazetën "Bild" ngritjen sa më shpejt të jetë e mundur të një pakete garantimi në shumën prej 500 miliardë eurosh.

Me këtë do të bëhej e sigurt që krahas Irlandës dhe me gjasa edhe Portugalia dhe Spanja, këtë paketë shpëtimi mund ta shfrytëzonin edhe vendet e tjera. Instituti ekonomik gjerman (DIW) është madje për një dyfishim të kësaj shume garantimi në lartësinë 1.5 bilionë euro.

Për të siguruar euron dhe për të përballuar krizën e borxheve duhet më në fund që edhe bankat dhe sipërmarrjet e sigurimeve të përfshihen në këtë llogari, tha drejtori i institutit Klaus Zimmerman për gazetën "Bild". /Telegrafi/