Ekspertët e jetës së egër në Arizona thonë se janë të befasuar nga një ari i vogël që peshon vetëm 6.8 kilogram në një moshë gati njëvjeçare.
Përkundër kësaj, ariu duket krejtësisht i shëndetshëm, transmeton Telegrafi.
Parku “Bearizona Wildlife” tha në rrjetet sociale se ariu u shpëtua nga një lagje në Tucson javën e kaluar, por ekspertët në park u tronditën nga pesha e vogël e ariut.
Ariu i vogël peshon vetëm 6.8 kilogram, pavarësisht se është gati një vjeç.
“Këta arinj, në SHBA lindin të gjithë afër janarit ose shkurtit, kështu që ky ari i vogël duhet të jetë rreth 31 kilogram në këtë kohë të vitit”, tha në një njoftim për shtyp, Dave O’Connell, shefi operativ i Bearizona. /Telegrafi/