Telegrafi

Ekspertët energjetikë shqiptarë kundër eksportit të eneregjisë elektrike

Sipas tyre, në marrëveshjet për import me kompanitë ekziston klauzolë e cila parasheh që importi të ndërpritet në momentin kur furnizimi me energji elektrike në vend mund të kënaqet me prodhimin vendor, siç mund të ndodh tani duke iu falenderuar gjendjes shumë të mirë hidrologjike, për shkak të reshjeve të mëdha të shiut dhe dëborës, transmeton korrespodenti i MIA-s nga Tirana.

Pajtim Belo, ekspert i energjetikës, pohon se ekziston klauzolë me të cilën në një periudhë të caktuar, sipas gjendjes hidrologjike në Shqipëri, mund të ndërpritet importi i energjisë elektrike.

Sipas Dritan Priftit, ish- drejtorit të KESH-it në kushte kur ka mundësi për prodhim më të madh vendor, i cili do ta kënaqte kërkesën, atëherë nuk ka nevojë për import.

"Në kaskadat e lumit Drin kemi mundësi të prodhojmë 24-25 milionë kilovat orë eneregji elektrike në ditë, pasi që kemi rrjedhë shumë të madhe të ujit, e cila është maksimale për momentin dhe mundemi tërë Shqipërinë ta furnizojmë me prodhim vendor", deklaroi Prifti.

Nga të dhënat e KESH-it del se prodhimi vendor në ditë është 14 milionë kilovat në orë, derisa 3,1 milionët e tjera importohen. Njëkohësisht në kaskadë ka rrezerva të mëdha të ujit, e cila sipas përgjegjësve, do të shfrytëzohet gjatë kohës kur do të shfaqet nevoja, derisa importi duhet të realizohet pasi që për atë veçmë ekzistojnë marrëveshje me kompanitë e huaja.

Shqipëria nga 22 janari filloi me importin e energjisë elektrike në Greqi, ndërsa vazhdon me dërgesën e energjisë edhe për në Kosovë.