Dy ekspertë të sigurisë dhe të arteve marciale kanë bashkuar forcat që t’i tregojnë qytetarëve të Britanisë disa lëvizje të thjeshta të vetëmbrojtjes, por mjaft domethënëse që mund të shpëtojnë jetë në ndonjë sulm terrorist.
Ish-eksperti i sigurisë në Shtëpinë e Bardhë, Martin Brown 41-vjeç dhe eksperti i arteve marciale Matt Fiddes 38, kanë realizuar një film të shkurt që i ndihmon qytetarët të mbrojnë veten në sulme të ndryshme, transmeton Telegrafi.
Në video, Fiddes mban një thikë të rreme dhe mundohet ta shpoj Brownin, i cili mundohet të shpjegoj disa metoda për t’i shpëtuar lëndimit.
Gjatë muajit të kaluar, 30 persona janë vrarë në Britani gjatë sulmeve të ndryshme terroriste. /Telegrafi/