Telegrafi

Ekspertët e OBSH-së prezantojnë vlerësimin e menaxhimit të gripit

Gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë, ekspertët e OBSH-së me personelin shëndetësor kosovar në objektet e përzgjedhura të kujdesit shëndetësor, në QKUK dhe në Spitalin Rajonal të Pejës dhe Gjakovës kanë analizuar dhe diskutuar për qasjen klinike ndaj rasteve të gripit A/H1N1, duke dhënë udhëzime dhe rekomandime lidhur me menaxhimin klinik të tyre, përfshirë edhe menaxhimin në njësitë e kujdesit intensiv, përdorimin e antiviralëve, oksigjeno-terapisë, përdorimin e lëngjeve, sedativëve, antibiotikëve, etj.

Një nga vështirësitë kryesore gjatë ekspozesë ishte lajmërimi i vonshëm i rasteve (zonat rurale), mungesë e servisimit të pajisjeve të caktuara dhe respiratorëve si dhe higjiena për pacientët veç e veç.

Dr. Marsh ka vlerësuar lartë zbatimin me përpikëri të udhëzimeve mbi trajtimin klinik të dhëna nga OBSH duke sugjeruar edhe ratifikimin e udhëzuesve klinik shtesë. Në veçanti këta ekspertë kanë lavdëruar profesionalizmin dhe përkushtimin e të gjithë punëtorëve shëndetësorë, kudo që kanë zhvilluar vizita.

Ministri Gashi i ka falënderuar ekspertët e OBSH-së për gatishmërinë e tyre që të vijnë në Kosovë për të analizuar aspektet lidhur me politikën e menaxhimit klinik dhe udhëzimeve teknike rreth rasteve të gripit A/H1N1 në Kosovë duke thënë se kjo paraqitje është mbresëlënëse për shumë aspekte duke garantuar se të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet e dhëna në këtë raport do të implementohen.

Raporti i ekspertëve të OBSH-së, do të shqyrtohet në detaje nga institucionet tona duke përmirësuar kapacitetin në rritje në nivelin spitalor, konform përvojave nga vendet tjera. /Telegrafi/