Telegrafi

Ekspertët e njohur thonë që yndyra nuk trash

Më në fund mund t’u kthehemi shprehive të vjetra dhe të përgatisim gjella ashtu siç i kanë përgatitur paraardhësit tanë. Gazetat botërore, madje edhe ato më seriozet, si “Times”, “New York Times” dhe “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, shkruajnë në lidhje me revolucionin e ri të ushqimit. Yndyra është kënaqësi, këtë e kemi ditur.

Në pothuajse pesëqind faqe të hitit të ri botëror "Big Fat Surprise: Why Butter, Meat and Cheese Belong in e Healthy Diet," Nina Teicholz i ka shpjeguar dhe argumentuar tërësisht këto pretendime revolucionare.

E gjitha filloi kur ajo në rastin e saj e kishte vërejtur se: në vitet kur ajo duhej të kursente madje edhe në ushqim, ajo kishte ngrënë produkte kryesisht të lira, të cilat nutrologët i quanin të pashëndetshme, duke përfshirë produkte me yndyrë të plotë të të gjitha llojeve.

Në vend se të trashej – ajo kishte humbur peshë. Ky paradoks filloi ta preokuponte aq shumë sa që i kaloi në një obsesion. Një dekadë të tërë kjo gazetare e përkushtuar ia dedikoi zbulimit të keqkuptimeve dhe demonizimeve të yndyrës në të cilat përfshihen acidet e ngopura yndyrore, dhe mbi të gjitha ato me origjinë shtazore, transmeton koha.net.

Të gjitha meritat në lidhje me "ndjesinë dietale" siç e quajnë mediat botërore, megjithatë nuk duhet t’i atribuohen një gazetareje të zellshme. Për çfarë bëhet fjalë në fakt? Tashmë një kohë ekspertët po e zbulojnë "komplotin" e vjetër gjysmë shekulli me origjinë amerikane, natyrisht.

Nxjerrja e sheqerit të lirë nga misri, "çyndirizimi" i qumështit, produkteve të qumështit dhe një shumëllojshmërie të produkteve të tjera ushqimore shkoi krah për krah me demonizimin e yndyrës, sidomos ato me origjinë shtazore. Etiketat "Low fat" i pushtuan raftet, në të njëjtën kohë sheqerizimi i ushqimit kishte arritur përmasa të paimagjinueshme.

Ky ndryshim në shprehitë e ngrënies ndodhi krahas me trashjen e dukshme, drastike dhe dramatike të popullsisë së botës së zhvilluar, duke filluar me amerikanët, të ndjekur menjëherë nga britanikët dhe më pas edhe nga "perëndimorët" e tjerë. Globalizimi i ushqimit dhe shprehive të të ushqyerit luajti një rol të rëndësishëm, dhe madje edhe transformimi i gjuhës angleze në gjuhë "botërore".

Në gjuhën angleze, një shprehje i mbulon dy koncepte të rëndësishme dhe të ndryshme. "Fat" nënkupton edhe yndyrën, ushqimin e yndyrshëm dhe trashësinë, njerëzit e trashë. "Low fat" është futur në nëndije.

Qumësht i skremuar është një shembull i cili figurativisht e shpjegon fenomenin. Numri i madh i produkteve të qumështit me bazë të qumështit të payndyrshëm reklamohet si qumësht me kalori të ulëta. Në të njëjtën kohë, vlera kalorike e jogurtit të frutave, pudingut dhe produkteve të ngjashme "me kalori të ulët" është rritur në saje të sheqerit. Yndyrat janë të rëndësishme për shije tërheqëse.

Nëse nuk është e yndyrshme, le t’i tërheqë konsumatorët me ëmbëlsi, kjo është ideja themelore e grupeve më të mëdha në botë të produkteve ushqimore.

Shijimi i ushqimit të mrekullueshëm
Shijoni mishin perandorak të zbukuruar me vija yndyrore, në feta nga të cilat nuk mund të mënjanohet yndyra, në luleshtrydhe me krem, në salca me bazë gjalpin, ky është një mesazh i ri për mediat botërore. Dhe përsëri ekzagjerohet. Dieta e famshme mesdhetare është tani një lajm i vjetër. Gjalpi dhe dhjami në vend të vajit të ullirit? Marrëzi. /Telegrafi/