Ekspertët e rajonit vlerësojnë se Maqedonia e Veriut, ka bërë gjithçka që i është kërkuar në drejtim të përmbushjes së reformave. Anëtarësimi i vendit në NATO do t’i shpejtojë negociatat me BE, mendon Dushan Janjiq nga Forumi për marrëdhënie ndëretnike në Serbi, për shkak se me anëtarësimin e vendit në NATO do të plotësohen shumë kushte politike dhe do të mbyllen shumë kapituj. Ai konsideron se përveç Malit të Zi asnjë vend tjetër të rajonit nuk mund të anëtarësohet në BE deri në vitin 2025.
“Maqedonia në mënyrë të jashtëzakonshme e shpejtoi procesin. Këtu njerëzit duhet të kryejnë një punë shumë të rëndë. 35 kapituj duhet të hapen dhe të mbyllen. Shikojeni agjendën e BE-së, gjithçka duhet të mbyllet deri në dhjetor të vitit 2023. Pastaj BE duhet të tregojë nëse ju do apo jo. Andaj kjo gjë nuk është reale”, theksoi Dushan Janjiq nga Forumi i Marrëdhënieve Ndëretnike në Sërbi.
Mendim të ndryshëm për mundësinë për anëtarësimin e vendit në vitin 2025 e thotë Monika Begoviq nga Qendra për studime ndëretnike në Kroaci, për shkak të politikës së re të BE-së ndaj rajonit.
“Është e paqartë se në vitin 2025 do të jetë vit për pranimin e Maqedonisë në familjen evropiane, veçanërisht nëse paraprakisht arrin sukses të hyjë në NATO. Ndoshta flas në mënyrë të sinqertë por drita jeshile është për anëtarësim në BE në vitin 2025”, deklaroi Monika Begoviq nga Qendra për Studime Ndëretnike në Kroaci.
Përfundimi i përgjithshëm i panelistëve është se zgjidhja e çështjes së emrit e ka afruar vendit drejt BE dhe se në këtë mënyrë vendi u bë shembull pozitiv për të gjithë rajonin. Në kuadër të shënimit të ditëve evropiane në Republikën e Maqedonisë së Veriut, zv kryeministri Bujar Osmani, tha se gjendemi në një periudhë jashtëzakonisht dinamike, në të cilën ndryshimet po ndodhin ku vetëm 20 ditë na ndajnë nga publikimi i raportit vjetor të Komisionit Evropian./Tv21/