Telegrafi

Ekspertët e FMN-së gati të inspektojnë financat e Greqisë

Kjo është vizita e parë e ekipit të organizatës financiare botërore që pas marrëveshjes muajin e kaluar me BE-në për ta ndihmuar Greqinë për shlyerjen e borxhit të madh ndaj organizmave botërore.

Sipas marrëveshjes, Greqia do të marrë hua si nga FMN-ja, edhe nga vendet e Eurozonës me kushte të caktuara. Por mungesa e hollësive për këtë plan shpëtimi për ekonominë greke ka shkaktuar pasiguri në tregjet financiare, në se Greqia mund t’i shlyejë borxhet tepër të mëdha pa ndihmën nga jashtë.

Athina duhet ta rifinancojë borxhin prej 70 miliardë dollarësh që duhet ta paguajë këtë vit. /VoA/