Site icon Telegrafi

Ekspertët çek vizituan Ujësjellësin ” Prishtina”

Kryeshefi ekzekutiv i KUR ”Prishtina”, Gjelosh Vataj priti në vizitë një delegacion ekspertësh të Agjencionit Çek për Zhvillim, ku përveç diskutimit për çështjet që kanë të bëjnë me projektet e infrastrukturës së rrjetit të ujërave të zeza, mundësisë së trajtimit të tyre për një ambient të pastër, u diskutua edhe për të arriturat, sfidat dhe gjendjen e infrastrukturës aktuale të rrjetit të ujësjellësit në komunat që janë nën menaxhimin e kësaj kompanie.

Takimi u zhvillua në ambientet e drejtorisë së kësaj kompanie, ku morën pjesë: Kryeshefi ekzekutiv, Vataj si dhe ekspertët e Agjencionit, Jiri Klicpera dhe Radka Pudilova të cilët janë të angazhuar për monitorimin e punimeve në Impiantin e Trajtimit të ujërave të zeza në fshatin “Mramor”,që janë duke u realizuar nga kompania “Ircon” nga qyteti i Pragës-udhëheqëse e konzorciumit dhe kompanive” Topolëater” nga qyteti Çasllav-Republika Çeke dhe “Project Plus” nga qyteti i Prishtinës-Republika e Kosovës.

Vënia e gurëthemelit të Impiantit për trajtimin e ujërave të zeza për fshatrat: Busi, Mramor dhe Sutjeskë, është bërë më 28 prill 2015.

Përmes këtij impianti do të bëhet pastrimi i ujërave të zeza, që deri më tani janë derdhur në liqenin e Badocit. Ky projekt është donacion nga Republika Çeke në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe Kompaninë e Ujësjellësit Rajonal” Prishtina”.

Gjatë këtij takimi, përveç diskutimit për çështjet që kanë të bëjnë me projektet e infrastrukturës së rrjetit të ujërave të zeza, mundësisë së trajtimit të tyre për një ambient të pastër, u diskutua edhe për të arriturat, sfidat dhe gjendjen e infrastrukturës aktuale të rrjetit të ujësjellësit në komunat që janë nën menaxhimin e KUR ”Prishtina” (Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Drenas, Graçanicë, Lipjan, Shtime dhe Podujevë).

Kryeshefi ekzekutiv Vataj falënderoi edhe njëherë Republikën Çeke për financimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të të gjitha projekteve që ndërlidhen me investimet në infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit. /Telegrafi/

Exit mobile version