Monedha virtuale e quajtur ndryshe, Bitcoin është shtrirë edhe në Kosovë. Kjo monedhë, ekziston vetëm në rrjetet informatike, por me anë të së cilës mund të kryhen transaksione, sikurse me paranë e vërtetë.
Bitcoin funksionon tash e tetë vjet në sistemin global.
Njohësi i teknologjisë Ejup Qerimi thotë se Bitcoin nuk e rrezikon tregun e Kosovës.
“Ka investime të vogla në këtë fushë, posaçërisht në fushën ose në një segment të posaçëm të ekonomisë së kriptovalutave në segmentin e gjenerimit të valutave. Funksionon me pajisje teknologjike”, tha Qerimi për tv21.
Por përdorimi i monedhës virtuale mund të sjellë telashe për të gjitha ata që kanë filluar të bëjnë translaksione në këtë fushë.
“Një prej rreziqeve është se këto valuta nuk mbështeten nga një institucion ndërkombëtar, financiar ose ndonjë bankë qendrore por ekzistojnë vetëm në internet me një sistem kompjuterik të veçantë dhe nuk ka askush përgjegjësi për transaksionet që bëhen brenda këtij sistemi. Rreziku tjetër i këtyre kripto-vakutave është se kanë ndryshim të madh ”, tha ai.
Sipas tij kjo lloj monedhe është bërë monedhë legale në Japoni ndërsa përdoret shumë edhe në Amerikë.