Site icon Telegrafi

Ekspertët bëjnë thirrje: Të rinjtë nuk janë të pathyeshëm, andaj mos e nënvlerësoni coronavirusin

Një nga zyrtarët kryesorë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i ngarkuar me luftën kundër pandemisë së coronavirusit, ka një paralajmërim të rreptë për të rinjtë në lidhje me kërcënimin e COVID-19 mes raporteve që disa po refuzojnë kërkesat nga zyrtarët shëndetësorë për të qëndruar në shtëpi.

“Kjo është një nga sëmundjet më serioze me të cilën do të përballeni gjatë jetës tuaj, dhe duhet ta pranoni atë dhe respektoni atë”, i tha The Time përmes telefonit Dr. Bruce Aylward, këshilltar i vjetër i Drejtorit të Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH).

Ndërsa rreziqet e komplikimeve të rënda ose vdekja janë shumë më të larta për njerëzit e moshuar dhe ata me sëmundje tjera, Aylward thotë se COVID-19 është më i rrezikshëm për të rinjtë se sa e kuptojnë ata.

“Një nga gjërat që më tmerron tani është, pasi kjo është përhapur në perëndim, ekziston kjo ndjenjë e paprekshmërisë midis të rinjve”, thotë ai.

“Ne nuk e kuptojmë pse disa të rinj të shëndetshëm sëmunren rëndë dhe madje vdesin, dhe të tjerët jo”, ka thënë ai. “Kurrë, kurrë mos nënvlerësoni një sëmundje të re, kjo thjesht është e panjohura”.

“Ka raporte që vijnë nga Franca dhe Italia në lidhje me disa të rinj që sëmuren rëndë dhe madje edhe vdesin”, paralajmëroi Dr. Deborah Birx, koordinatorja e përgjigjes së grupit amerikan të coronavirusit, në një konferencë shtypi në Shtëpinë së Bardhë të mërkurën.

Por Alyward paralajmëron që edhe nëse virusi shkakton vetëm simptoma të buta në shumicën e njerëzve që infektohen, implikimet shëndetësore afatgjata mund të jenë serioze.

Sipas një studimi të fundit nga Autoriteti Spitalor i Hong Kongut mbi pacientët e lëshuar, disa prej atyre që shërohen nga virusi kanë mbetur me 20 deri në 30% me funksion më të pakët të mushkërive dhe vuajnë nga gulçime.

Ai gjithashtu i nxit të rinjtë të marrin parasysh rolin që ata kanë në ndalimin e virusit, i cili përhapet nga kontakti i ngushtë dhe përmes pikave të frymëmarrjes të prodhuara kur një person i infektuar kollitet ose teshtit. /Telegrafi/

Exit mobile version