Site icon Telegrafi

Ekspertë të kamuflimit: A mund t’i gjeni gjashtë snajperistët britanikë të fshehur në zonën malore? (Foto)

Çdo akademi ushtarake kur trajnon snajperistët, qëllimin kryesor e ka që ata të jenë të aftë të fshihen dhe të kamuflohen, por dhe t’i përshtaten ambientit.

Fotografitë e publikuara më poshtë shfaqin gjashtë snajperistë të njësive elitare britanike, që janë fshehur në një zonë malore që në shikim të parë nuk ka gjasa të zbulohen, transmeton Telegrafi.

Autori i fotografive që i publikoi në ditën e Krishtlindjeve kishte premtuar se dy ditë më vonë do t’i zbuloj pozicionet e snajperistëve të fshehur, dhe ai e mbajti fjalën.

Më poshtë mund t’i shihni imazhet e zbuluara, ku shihen ushtarët të pozicionuar në vende të ndryshme të zonës malore. /Telegrafi/

Exit mobile version