Telegrafi

Ekspertë të kamuflimit, hardhucat mezi vërehen të varura në pemë (Foto)

Tri hardhuca në një pemë janë fotografuar dhe nga ngjyra e lëkurës mezi vëreheshin, kjo për faktin se njihen si “ekspertë të kamuflimit”.

Hardhucat që janë specie në zhdukje në Indi, kanë qëndruar për disa minuta të varur në një pemë, kurse Shivakumar Hiregouja, 32-vjeç, që po vizitonte Muthodin në Karnataka të Indisë, kishte vërejtur se diçka po lëvizte, transmeton Telegrafi.

Kështu vendosi të ndalet dhe t’i fotografojë, kurse në shikim të parë ato mezi vërehen pasi ngjyra e lëkurës është shumë e ngjashme me koren e pemës në të cilin qëndronin të varur.

Ky lloj i hardhucave kanë aftësi të fluturojnë deri në 60 metra dhe t’i përshtaten ngjyrës së ambientit ku qëndrojnë, gjë që dokumentohet më së miri me fotografitë e publikuara më poshtë. /Telegrafi/