Site icon Telegrafi

Ekspertë të huaj do të vendosin ku do të ndërtohet Qendra Klinike

Shtëpia e huaj konsultative do të bëjë revizion të tenderit për ndërtimin e Qendrës së re Klinike në Shkup. Sipas Nova TV, ekspertët nga shtëpia konsultative duhet të vërtetojë ku është më mirë të ndërtohet Qendra Klinike, a është i përshtatshëm lokacioni në rrethin e klinikave dhe cili lokacion përgjigjet për një objekt të tillë të madh.

Për këtë qëllim Banka Qendrore Evropiane ka ndarë grand prej 2.1 milionë euro fonde të pakthyeshme për shtetin. Ndërsa këto informacione i ka vërtetuar edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, i cili tha se revizioni që duhet të bëhet nga shtëpia konsultative është me kërkesë të tij, ndërsa banka për këtë qëllim ka ndarë grand, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qeveria e kaluar për ndërtimin e Qendrës së re Klinike u fut në borxh deri 90 milionë euro, ndërsa fillimi i ndërtimeve ishte paralajmëruar më 2 janar 2014.

Edhe përkundër fillimit zyrtar të ndërtimeve kur u prenë shiritat e kuq, në vendin ku ishte paraparë të ndërtohet objekti i ri, për tre vite e gjysmë ka vetëm gropa./Telegrafi/

Exit mobile version