Telegrafi

Ekspertë të ekonomisë kritikojnë bankat si shkaktare të krizës financiare

Presidenti Obama thotë se është e turpshme që bankat e Nju Jorkut morën për vete si shpërblim në fund të vitit bonuse në miliarda dollarë, në një kohë që ata po merrnin ndihmë nga qeveria. Bonuset që ju dhanë firmave të Wall Street-it kishin vlerën e 18 miliardë dollarëve.

Disa ekspertë të krizës tashmë 17 muajshe të sistemit të kredive, thanë javën e kaluar se problemi ende nuk është zgjidhur. Bankat, thanë ata, nuk kanë rifilluar dhënin e kredive në kushte normale dhe ka ende të ashtuquajtura kredi të këqija për të cilat ato mbajnë përgjegjësi.

Në përpjekje për riorganizimin e bankave dhe shpëtimin e tyre nga situata e huave të këqia, qeveria i ka dhënë bankave që nga shtatori, 100 miliardë dollarë. Kjo përfshin mbi 65 miliardë dollarë për "Bank of Amerika" dhe Citibankun.

Administrata e zotit Obama po përgatit disa propozime të reja për mënyrën e trajtimit të huave të këqija të bankave amerikane. Një sugjerim është krijimi i një njësie speciale qeveritare që do t’i blente të gjitha huatë e këqija. Sipas disa vlerësimeve, ky veprim mund t’u kushtojë takspapaguesve dy trilionë dollarë./telegrafi/