Sipas portalit MKD, ekspertë nga UNESCO do të bëjnë inspektime të objekteve në Pllaoshnik, të hotelit në Lagadin, të projektit të rrugës për në Shën Naum, si edhe të qendrës së planifikuar për skijim në Galiçicë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në seancën e 40të të UNESCO-së të mbajtur në Stamboll, është shprehur shqetësim serioz për të ardhmen e rajonit të Ohrit për shkak të projekteve të shumta infrastrukturore, një pjesë e të cilëve tashmë janë duke u realizuar.
Disa OJQ tashmë kanë shprehur kundërshtimin e tyre për disa nga këto projekte, si ajo e rrugës Ohër-Peshtan, qendrës së skijimit në Galiçicë, qendrën zhvillimore turistike në Lubanishtë, etj.
Para disa vitesh, ekspertët e UNESCO-së vlerësuan se projekti për Pllaoshnikun nuk shkelte standardet ekologjike dhe arkeologjike./Telegrafi/