Site icon Telegrafi

Ekspertë francez të komunikacionit ligjëruan në Bashkinë e Shkupit

Në kuadër të projektit ”Rritje e efikasitetit transparent në Evropë” (CREATE) ekspertë të komunikacionit nga Parisi janë takuar me përfaqësues të administratës së Bashkisë së Shkupit dhe ndërmarrjeve publike të bashkisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këtë rast, ekspertët nga Parisi kanë shpalosur përvojët e tyre në këtë sferë, ndërkaq nga 7 e deri më 9 nëntor, në Qendrën kulturore rinore u organizuan një numër diskutimesh dhe prezantzimesh që u mbajtën nga ekspertët francez.

Në takimet e punës u prezantuan disa zgjdhje moderne që zbatohen në Francë, siç janë: sistemi i transportit disanivelësh, sistemi i qiramarrjes së biçikletave, zgjidhje moderne komunikacioni, etj.

Projekti CREATE financohet nga Komisioni Evropian (KE), në kuadër të Horizont 2020, projekt 36 muajsh hulumtues për problemet në komunikacion, me të cilat përballen qendrat urbane, si rezultat i rritjes së numirit të automjeteve.

Qëllimi i projektit është dhënia e propozimeve konkrete dhe mënyrave të tejkalimit të këtyre problemeve, si edhe shkëmbimi i përvojave pozitive dhe zgjidhjeve ndërmjet qyteteve./Telegrafi/

Exit mobile version