Telegrafi

Ekspert Kosovar prezent në Balkan Venture Forum 2013

Kushtrim Xhakli, ndërmarrës serik i kompanive ne Europe dhe personazh aktiv në diplomacinë digjitale të Kosovës, do të jetë prezent në kuadër të panelit mbi “Si është arritur produkti i gatshëm për treg”, me panelistët George Lemnaru – Green Horse Games, Apostolos Apostolakis – eShop.gr dhe Peter Brodsky – SoundCloud, ndërsa Çelik Nimani, menaxher në Qendrën Inovative të Kosovës dhe një prej personave më aktiv në zhvillimin e skenës së startups në Kosovë, do të jetë në mesin e ekspertëve, si Rumen Iliev – Launhub, Lorena Macura – Small Enterprise Assistance Funds, Yavuz Kaynar – EBRD Technology VC Facility, George Dimitrou – SEPVE dhe Angelos Manglis – Atlantis Consulting, që do të vlerësojnë disa prej bizneseve që marrin pjesë në garën e organizuar në Balkan Venture Forum.

Kompanitë e përzgjedhura do të prezantojnë për 8 minuta, ndërsa do të pyeten 7 minuta nga juria. Fitues të vitit të kaluar janë Incrediblue nga Greqia dhe Tekfuze nga Kosova.

Në konferencë pritet të jenë prezent edhe disa emra tjerë si Jonathan Barford drejtor menaxhues pran TechStars, Maxim Gurvits investitorë pranë Eleven, Fadi Bishara themelues pranë akseleratorit Blackbox ne Silicon Valley, Rumen Iliev, partner pranë akseleratorit Launchub, Wiliam Stevens, CEO dhe themelues i Europe Unlimited, dhe perfaqesues nga BlackBerry, Microsoft e investitorë e emra tjerë.

Balkan Venture Forum mbahet nën mbështetjen e Launchub, Eleven, Betahaus, BEIC dhe sponsorizohet nga BlackBerry, Telerik dhe Microsoft. /Digjitale/