Telegrafi

Ekspert i editimit, djaloshi nga Venezuela që po habit të gjithë me talentin e tij (Video)

Eksperti i video editimit ka habitur të gjithë me një video të publikuar në internet që në shikim të parë duket e zakonshme, megjithatë nëse e shikoni me vëmendje do ta kuptoni se bëhet fjalë për iluzione optike.

Kevin Lustgarten nga Venezuela por që jeton në Boston, ka një talent të rrallë në editimin e video materialeve të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Ai në videon e publikuar më poshtë shfaq skena që kemi pasur rastin t’i shohin vetëm në filma të zhanrit fanta-shkencë, megjithatë aty ai veç sa e ka shfaqur talentin e tij në editim.

Videoja është postuar në Instagram, ku paraprakisht u tërhiqet vëmendja të gjithëve se videoja është 100% e edituar dhe se nuk duhet provuar skena të tilla në shtëpi. /Telegrafi/