Telegrafi

Eksperimentoni me ‘Nasty Gal’

Simbolet si gjethi, prerjet e guximshme, janë vetëm disa nga elementet e stilit të paraqitur nga dizajnuesi Chloe Lecareux. Të veshurit thjeshtë mund të jetë një mënyrë më shumë efektive për të shfaqur siguri në vetvete. Kombinimi i rrobave me ngjyrën e zezë e bën çdo gjë të jetë në modë.

Dukeni shumë e thjeshtë me veshjen tuaj, nëse dëshironi ju mund ta intrigoni atë duke e kombinuar me aksesorë atraktivë. Madje edhe xhinset e shkurtra me modelin më të thjeshtë mund të krijojnë një stil mjaft tërheqës nëse kombinohen me aksesorët e duhur.

Byzylykët, unazat, rripat, syzet e diellit janë aksesorët kryesorë që spikat kjo markë. Eksperimentoni me këto ide paksa jokonvencionalë për të eksploruar anët e reja të personalitetit tuaj, në të njëjtën kohë edhe duke u argëtuar. /Telegrafi/