Site icon Telegrafi

Eksperimentin e mahnitshëm shkencor të cilin duhet t’ia tregoni fëmijës

Ka shumë eksperimente të thjeshta të cilat vërtet se i lënë përshtypje të mirë fëmijëve.

Fëmijët jo saktësisht mund ta kuptojnë shpjegimin e eksperimentit, por ata do ta mbajnë mend atë gjatë tërë jetës së tyre, ndërsa eksperimenti mund t’ju ndihmojë atyre të kuptojnë gjëra të ndryshme në shkollë kur të vjen koha, transmeton Telegrafi.

Gjërat që ju duhen për këtë eksperiment: Një qese polietileni, disa lapsa dhe ujë

Eksperimenti: Fillimisht e mbushni gjysmën e qeses me ujë, pastaj qesen e shponi me lapsa në vendet ku është e mbushur me ujë.

Shpjegimi i këtij eksperimenti: Nëse e shponi qesen me lapsa dhe pastaj vendosni ujë, qesja do të rrjedhë ujë përmes vrimave që i keni krijuar. Sidoqoftë, nëse fillimisht e mbushni qesen me ujë dhe pastaj i futni lapsat, uji nuk do të rrjedhë aspak.

Ky është rezultat i faktit se kur polietileni ndahet, molekulat e veta afrohen me njëra-tjetrën. Në këtë rast, polietileni ngushtohet përreth lapsave dhe nuk e lë ujin të rrjedhë jashtë qeses. /Telegrafi/

Exit mobile version