Telegrafi

Eksperimenti social tregon se cilën ngjyrë e pëlqejnë gjashtëvjeçarët (Video)

Në emisionin e Channel 4, “Jeta sekrete e fëmijëve gjashtëvjeçar”, disa fëmijëve i janë vënë përpara dy kuti: një e kaltër dhe një rozë, transmeton Telegrafi.

Vajzat kanë qetë të parat që kanë bërë zgjedhjen dhe kanë qenë të gëzuara të marrin kutinë me ngjyrë rozë.

Në anën tjetër, djemtë janë shprehur të kënaqur, kur ata kanë mbetur me opsionin e vetëm, që është kutia e kaltër.

Por, brenda kutive, ka pasur lodra të ndryshme, disa që shfrytëzohen nga djem, e të tjera nga vajza.

Vajzat kanë pasur dëshirë të luajnë me vegla pune dhe lojëra djemsh.

Mirëpo, kjo gjë nuk i ka pëlqyer djemve, të cilët kanë thënë se vajzat po na i marrin lodrat. /Telegrafi/