Telegrafi

Eksperimenti social, që tregon si reagojnë qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar kur gjejnë një portofol në tokë (Video)

Një eksperiment i realizuar në Mbretërinë e Bashkuar tregon se qyteti i Cardiff-it janë më të “sinqertit”, pasi shumica prej tyre ua kanë kthyer portofolat qytetarëve që u binin në rrugë.

Kamera e fshehur tregon se si aktorët qëllimisht i hidhnin në tokë portofolat për të parë se si do të reagojnë qytetarët në Bristol, Birmingham, Cardiff dhe Cheltenham, transmeton Telegrafi.

Kryeqyteti i Uelsit ishte qyteti i vetëm që të gjithë qytetarët që i gjenin portofolat në tokë, vraponin për t’ua kthyer pronarëve.

Eksperimenti social është realizuar me qëllim për të parë se si do të reagojnë qytetarët në qytete të ndryshme. Pjesë e këtij eksperimenti ishin dy gjinitë, ku gjithashtu donin të testojnë se sa për qind e tyre do t’ua kthejnë femrave portofolat e sa meshkujve.

Më poshtë ju sjellim numrin e saktë të tyre aty e kanë kthyer portofolin te pronari, vjedhur apo thjesht injoruar faktin që kanë parë një portofol në tokë. /

Cardiff – 60 të kthyera, 0 të injoruara, 0 të vjedhura

Birmingham – 34 të kthyera, 13 të injoruara, 3 të vjedhura

Bristol – 28 të kthyera, 20 të injoruara, 12 të vjedhura

Cheltenham – 36 të kthyera, 12 të injoruara, 10 të vjedhura. /Telegrafi/