Telegrafi

Eksperimenti nuk shkoi si duhet, prezantuesja mund të lëndohej rëndë gjatë transmetimit live (Video)

Natarsha Belling nga një kanal televiziv në Australi, kishte të ftuar në emision Jacob Strackling, që demonstronte zbrazjen e azotit të lëngshëm në shishen me Coca Cola.

Meqenëse bashkimi i këtyre materieve shkakton eksplodim, prezantueses i ka kaluar shishja afër kokës, duke rrezikuar ta lëndonte rëndë, transmeton Telegrafi.

Videoja e postuar më poshtë, shfaqë momentin kritik pas të cilit është shkëputur edhe një degë dhe ka rënë poshtë. /Telegrafi/