Derisa ndodhen në trenin në lëvizje, femra rri e kapur për shtyllë teksa i afrohen një mashkull. Ai i mbështetet me tërë trup dhe fillon ta prek, transmeton Telegrafi.
Në atë moment, femra bionde fillon të largohet dhe i kërkon që ai të mos e prek.
Për fat të mirë, asaj i dalin në ndihmë të pranishmit, duke e larguar ngacmuesin dhe duke e siguruar viktimën me trupat e tyre.
Situata për pak sa nuk del jashtë kontrollit, por ajo ndërhyn duke treguar se krejt ky inskenim është një eksperiment social duke i falënderuar për ndihmën. /Telegrafi/