Site icon Telegrafi

Eksperiment social: Shikoni si reagojnë qytetarët, kur një femër “shtatzënë” u kërkon t’ia ndezin cigaren (Foto/Video)

Në një shoqëri të arsimuar dhe të moderuar, të gjithë e dimë se femrat shtatzëne nuk duhet të konsumojnë cigare, por shtrohet pyetja a do të kishit vërtetë zemër ta refuzoni një femër, nëse ajo ua kërkon një cigare?

Një eksperiment social i realizuar nga Daily Mail, shfaq momentin kur gazetarja Alicia Watts sillet kinse është shtatzënë dhe i ndalon qytetarët nëpër rrugë që t’ia ndezin cigaren, e në disa raste edhe ua kërkon nga një cigare, transmeton Telegrafi.

Sipas studimeve mjekësore, femrat që konsumojnë cigare gjatë shtatzënisë rrezikojnë jetën e fëmijës, e në shumë raste lindjen e parakohshme dhe me probleme të shumta shëndetësore siç është astma.

Gazetarja kishte vendosur të sfidojë qytetarët duke u kërkuar cigare dhe në disa raste shkrepës, por për ta parë se si kanë reaguar ata shikoni videon e publikuar më poshtë. /Telegrafi/

Exit mobile version