Urdhri për ndalimin e përdorimit të burkinit në Francë ka bërë bujë të vazhdueshme gjatë javës së kaluar, kur policia u filmuan duke detyruar gratë e mbuluara të zbulojnë fytyrën.
Por çfarë do të bënit nëse një gjë e tillë do të ndodhte para syve tuaj?
Tre aktorë kishin vendosur të testojnë reagimin e qytetarëve, ku një femër (aktore) kishte veshur burkini derisa tjetri si polic, dhe e gjithë kjo ngjarje është filmuar nga kamerat e fshehta, transmeton Telegrafi.
Edhe pse shumica e qytetarëve janë munduar të injorojnë këtë skenë të pakëndshme, shumica e personave që tentonin t’i dilnin në ndihmë gruas me burkini ishin qytetarët me ngjyrë dhe ata me prejardhje aziatike.
Në fillim të videos, aktorja Amina mund të shihet duke u ulur në peshqir në plazhin Southend në Essex të Anglisë, por në momentin që i afrohet “polici” situata ndryshon.
“Ngrihuni në këmbë, hiqeni menjëherë burkinin, sepse nuk lejoheni të laheni në plazh me këtë veshje sepse dukeni si terroriste”, dëgjohet duke thënë polici.
Megjithatë, debati dhe toni i lartë i zërit nuk i bëri përshtypje qytetarëve derisa eskaloi situata dhe polici tenton me dhunë t’ia heq burkinin.
Shikoni më poshtë videon për të parë reagimet e qytetarëve. /Telegrafi/