Dy shokë kanë realizuar një eksperiment social, për të shikuar nëse qytetarët do të ndërhynin kur të shohin një burrë mysliman duke u keqtrajtuar derisa falet në rrugë.
Kennedy Clink 20-vjeç, shtiret sikur sulmon verbalisht mikun e tij Fahim Miah 17-vjeç, derisa po falej në katër lokacione të ndryshme në qendrën e qytetit Cardiff, transmeton Telegrafi.
Videoja e eksperimentit social, shfaq tri momente kur kalimtarët e rastit ndërhyjnë për të mbrojtur Fahimin, i cili fyhet dhe kërcënohet nga Clink. /Telegrafi/