Telegrafi

Eksperiment social: Reagimet ndaj ushqimit me gji në publik (Video)

Për të parë se si reagojnë njerëzit e zakonshëm, është bërë një eksperiment social, me një grua që bëhet kinse po e ushqen fëmijën me gji dhe një burri, që e kundërshton këtë gjë.

Në improvizimin e përleshjes që ndodhë në një tren, shihen shumë njerëz, që e mbrojnë gruan, e cila akuzohet nga ushtari, se po ekspozohet së tepërmi.

Asaj i kërkohet të largohet, teksa udhëtarët, kërkojnë që ai vet të gjejë një karrige tjetër.

Në mesin e mbrojtësve, është edhe një i ri, i cili ulet pranë gruas, që ta mbrojë nga burri që e akuzonte, transmeton Telegrafi.