Telegrafi

Eksperiment social: Edhe pse mbanin të njëjtë pushkë automatike, policia reagoi butë me burrin e bardhë – kurse me atë me ngjyrë shumë më ashpër (Video)

Një eksperiment social i realizuar së fundmi, shfaq reagime të ndryshme të policëve kur janë në pyetje personat e bardhë të armatosur dhe atyre me ngjyrë.

Videoja e publikuar më poshtë, tregon një burrë të bardhë duke bartur me vete një pushkë automatike të tipit AR-15, derisa shëtitet rrugëve dhe filmohet nga pas nga një person tjetër, transmeton Telegrafi.

Dhe kur policia e vëren me armë duke shëtitur nëpër rrugë, ndalen për t’i kërkuar letërnjoftimin, por ai refuzon t’ua japë dokumentin e identifikimit. Por, policia insiston duke e pyetur pse po mban pushkë automatike nëpër qytet.

Dhe kur i njëjti eksperiment është bërë me një burrë me ngjyrë që ecte rrugëve më pushkë, ai kalon paksa më ndryshe.

Atë menjëherë e detyrojnë policia të shtrihet me fytyrë në tokë, pasi ia kishin drejtuar revolet dhe i kërkonin që të mos lëviz. Pas disa minutave shfaqen dy patrulla tjera që të asistojnë arrestimin e të riut me ngjyrë.

Videoja është postuar nga “Occupy Democrats”, organizatë politike majtiste, ndërsa deri më tani është shikuar nga mbi 8.8 milionë persona. /Telegrafi/