Në një park lojërash në Singapor, tre shokë kanë hipur në kabinën e një luhaje të shpejtë, që lëvizë deri në 270 kilometra në orë.
Pasi makina niset, dy nga meshkujt shihen duke u kënaqur me luhatjen derisa njëri nuk është aspak në qejf, transmeton Telegrafi.
Me të ndaluar lëvizjet e shpejta, ai tregon se e ka gojën e mbushur plot, kurse shokët e tij qeshin me zë.
Por pasi ai vjellë, sigurohet që të bëjë pis edhe pantallonat e shokut që ka afër.
Pas minutës së parë në videon e postuar më poshtë, mund të shihni momentin e pështirë kur ai më nuk mundet të mbajë ushqimin brenda. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=8LFEskii3Y0