Pajisja i hedh njerëzit nga ura e lart, e më pas ata hapin parashutat që të bien ngadalë në tokë.
Kjo katapultë është ndërtuar nga Jason Bell, në garazhin e shtëpisë së tij në Virginia të ShBA-ve, transmeton Telegrafi.
Principi i punës është pothuajse i njëjtë me katapultat e mëhershme, por që në vend të peshës nga pas, këtu shfrytëzohet ajri i kompresuar që kalon nëpër një piston.
Me të ndërtuar katapultën, Bell e ka provuar atë në shtëpinë tij, e më pas edhe në një liqe, kurse tani po merr pjesë në shfaqje të ndryshme në mbarë Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/