Site icon Telegrafi

Ekspedita spanjolle arrin në Prishtinë, para takimit në “Fadil Vokrri”

Foto: Selección Española de Fútbol/Twitter

Kombëtarja e Spanjës ka konfirmuar arritjen në Kosovë.

Furia e Kuqe do të jetë mysafir i Dardanëve për ndeshjen që zhvillohet të mërkurën në ora 20:45.

“Përshëndetje Prishtinë. Ekspedita e Spanjës ka shkuar nga aeroporti në hotel dhe po qëndron aty. Këtë pasdite, stërvitje zyrtare dhe konferenca për media në stadiumin Fadil Vokrri”, thuhej në postimin e tyre.

Lexo po ashtu Zbulohen emrat e gjyqtarëve që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen Kosovë-Spanjë

Takimi mes të dyja skuadrave është e vlefshme për Kupën e Botës, derisa Kosova do të tentojë të paraqitet sa më mirë ndaj tyre.

Kujtojmë se Besar Halimi që mungon në këtë takim, në Sevillë kishte shënuar një super gola nga ndeshja e parë, prej gabimit të portieri Unai Simon. /Telegrafi/

Exit mobile version