Site icon Telegrafi

Ekspedita në majën e Lubotenit, Qëndrim Sopi rrëfen për vështirësitë e bjeshkatarisë

Ai për çdo ditë merr nga një rrugë. Ecja nëpër  male e bjeshkë, i është bërë rutinë.

Në moshën  gjashtë vjeçare, kishte pasur ekspeditën e parë. Duke ndjekur kështu hapat e babait të tij.

Qëndrim Sopi, ka shkelur majat më të larta nëpër vende të ndryshme të Evropës. Ai  është kthyer nga ekspedita në majën e Lubotenit.

Sipas tij pavarësisht vështirësive, është kënaqësi mbërritja në destinacionin e synuar.

“Ka qenë një ditë shumë e mirë në fillim, por nga fundi ka pasur një frymë të madhe dhe temperaturat janë sjellë deri në -25 gradë Celsius. Kemi qenë diku  60 persona,  ecja ka shkuar mirë por kemi ndjerë një lodhje të madhe. Luboteni e ka një pamje magjepse, kështu çdokush ka dëshirë të vizitojë këtë maje në stinë të ndryshme”, deklaroi për RTV Dukagjinin bjeshkatari, Qëndrim Sopi.

Për t’u ngjitur  në maja, të cilat kanë lartësi të madhe mbi detare, duhen orë e ditë të tëra. Ecja përveç lodhjes, ka edhe shumë vështirësi të tjera.

Ai rrëfen për ekspeditën më të vështirë që ka pasur.

“Gjatë procesit të rënies së ortekëve ka pasur persona që kanë vdekur dhe që i kam parë vet…Pa marrë parasysh se a mund të jetë ngrohtë apo jo, unë nuk preferoj të ecim me veshje të shkurtra, pasi që gjatë ecjes trupi mund të ketë mpirje dhe kështu që ndonjë kafshim i mundshëm nga gjarpërinjtë apo ndonjë prerje nuk vërehet”, shton më tej Qëndrim Sopi.

Në planet e Qëndrimit janë edhe shumë vizita të cilat e presin.  Ai  synon që të ngjitet në majat më të larta në botë.

“Ecja ime e parë ka qenë në Bjeshkët e Sharrit, tek Liqeni i Gjolit…Bjeshkataria ka të mira shumë. Nëse e shikojmë nga ana e mjekësisë, nëse dalim në bjeshkë truri injeriu rifreskohet shumë”, potencon Qëndrim Sopi.

Të ecësh mes maleve e bjeshkëve, është kënaqësi që nuk përshkruhet, për adrenalinën të cilën ta jep, ka thënë Qëndrimi./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Exit mobile version