Federata e Karatesë së Kosovës ka njoftuar se ekspedita ka marrë rrugën për në Gaziantep të Turqisë.
Atje, ekipi i karatesë do të jetë pjesë e Kampionatit Evropian për senior.
Ky kampionat do të zhvillohet nga data 25 maj deri më 29 maj, dhe pritjet janë të mëdha se mund të ketë medalje.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë ( pa ndërhyrje) nga FKK:
Ekipi kombëtar i Kosovës në karate niset për Gaziantep të Turqisë ku do mbahet “Kampionati Europian në karate për senior 25-29.05.2022.
Forca kampiona.
Krenar me ju.
Suksese të gjithëve. /Telegrafi/