Site icon Telegrafi

Eksodit Shqiptar, Hoxhaj: Serbia vazhdon t’i mbrojë kriminelët, madje i bën edhe heronj

Ish-zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka kujtuar Ditën e Eksodit Shqiptar, duke thënë se për krimet serbe në Kosovë Serbia ende nuk ka dorëzuar kriminelët e saj.

Hoxhaj, ka thënë se sot kujtojmë dëbimin e mbi një milion shqiptarëve, dhjetëra mijëra civilë të vrarë dhe më shumë se 20 mijë gra shqiptare të dhunuara gjatë luftës në Kosovë.

“Sot shënojmë një ndër ditët më të vështira të historisë së shqiptarëve të Kosovës, Ditën e Eksodit Shqiptar. Sot, kujtojmë dëbimin e mbi një milion shqiptarëve, dhjetëra mijëra civilë të vrarë dhe më shumë se 20 mijë gra shqiptare të dhunuara gjatë luftës në Kosovë.”

Hoxhaj thekson se edhe pse u bënë 21 vjet nga kjo datë e dhimbshme e plot vuajtje, shteti i Serbisë edhe më tutje po vazhdon t’i mbajë nën mbrojtje kriminelët, duke i bërë madje edhe heronj.

“Edhe pse u bënë 21 vjet nga kjo datë e dhimbshme e plot vuajtje për ne, shteti i Serbisë edhe më tutje po vazhdon t’i mbajë nën mbrojtje kriminelët, duke i bërë madje edhe heronj.

Fatmirësisht, Kosova nuk ishte e vetme në këtë rrugëtim. Shqiptarët e Kosovës u ndihmuan nga i gjithë rajoni ku jetojnë shqiptarët, në Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi. Përjetë u jemi falënderues që na ndihmuan në ditët më të vështira”, ka thënë Hoxhaj. /Telegrafi/

Exit mobile version