Pjesëtarë të KFOR-it me automjete ushtarake sot janë pozicionuar përgjatë Liqenit të Ujmanit (Gazivodës) në veri të Kosovës.
Mediat serbe raportuan se pjesëtarët e KFOR-it të armatosur, kanë marrë nën kontroll Liqenin e Ujmanit, por një gjë e tillë u demantua nga KFOR-i.
Gazetarja e Telegrafit, ka vizituar zonën përgjatë liqenit të Ujmanit në veri të Kosovës dhe ka sjellur fotografi dhe video eksluzive, ku shihen pjesëtarë të KFOR-it me automjetet e tyre ushtarake të pozicionuara pranë liqenit.
Një zyrtar i NATO-s, duke demantuar mediat serbe, ka deklaruar sot se “KFOR-i nuk ka marrë nën kontroll asgjë. KFOR-i ka mbajtur një ushtrim të planifikuar që dy ditë”, raporton Telegrafi.
“Ne kemi bërë një ushtrim të planifikuar në të gjithë Kosovën dhe jo vetëm në veri. Kjo është bërë për t’i testuar kapacitetet dhe gatishmërinë e ushtarëve të KFOR-it”, ka thënë zyrtari i NATO-s.
Më poshtë Telegrafi ju sjell foto dhe video nga Liqeni i Ujmanit: